Portali i infermierit, Jaçaj: Testimi i njejtë me licencimin, rezultatet të ndryshme

Channel One Albania 2018-05-14

Views 1

Shoqata e Infermierëve e denoncon si farsë portalin e punësimit pasi kandidatët kanë pasur të njëjtën tezë në testim si për licencimin, por kanë marrë rezultate të ndryshme. Kreu i shoqatës së Infermjerëve, Elson Jaçaj, thotë se parregullsitë kanë qenë të shumta, duke vënë në pikëpyetje gjithë procesin.



Portali për punësimin e infermjerëve duket se ka rezultuar një farsë, pasi kandidatët ndonëse i janë nënshtruar testimit, me të njëjtën tezë me atë të licencimit, rezultatet kanë qenë të ndryshme.

Shqetësimi për funksionimin e portalit, që ka si synim testimin por edhe rankimin e infermejrëve sipas pikëve e më pas punimin e tyre, e ngre kreu i shoqatës së Infermjerëve, Elson Jaçaj, i cili shprehet, se parregullsitë kanë qenë të shumta, duke vënë në pikëpyetje gjithë procesin.

Elson Jaçaj, kreu i Shoqatës së Infermjerëve: Testimi ishte çudia tjetër më vete, sepse pas rezultateve që dolën shumë infermjerëve iu dolën emrat disa herë dhe me pikë të ndryshme. Kjo tregon sesa transparent ishte ky vlerësim. Dihet që edhe vazhdimësia e tij kështu do jetë, pasi edhe infermjerët janë më të çoroditur sesa ishin më parë. Shumë prej tyre kanë dalë edhe në qarqe që nuk kishin aplikuar, emri i tyre ka dalë edhe me pikë të tjera ndërkohë nuk dinë se ku do të caktohen. Shumica e pyetjeve ishin marë nga Urdhri i Infermjerit, këtu qëndron edhe çudia, pasi ndryshe nga sa kanë marë pikë në licencim, me të njëjtat pyetje janë vlerësuar ndryshe në testim, ku kanë rezultuar më dobët.

Jaçaj thotë, se as portali i vënë në dispozicion për infermjerët, që konsiderohej si një hap drejt transparencës së punësimit të tyre, nuk e ka ndalur ikjen e infermjerëve shqiptar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ai thekson, se 60% e aplikantëve që iu nënshtruan testimit, janë në kurse për mësimin e gjuhëve të huaja, çka tregon, se objektivi i tyre, është largimi nga vendi.

Elson Jaçaj, kreu i Shoqatës së Infermjerëve: Numri i aplikantëve për të ikur është shumë i lartë dhe numri vijon të rritet. Edhe aplikanmtët që kanë hyrë në testim për punësim, mbi 60% e tyre janë në kurse për të ikur, pasi nuk dihet se përsa kohë do të punojnë, nëse shpallen fitues. Shërbimi shëndetësor ka rënë, pasi po futen trë rinj që nuk kanë eksperiencë, pasi nga vendi po ikin specialistët, pra ajka e shëndetësisë, dhe jo të rinjtë.

Aplikimet në platformën ?Infermierë për Shqipërinë?, u mbyllën në fillim të shkurtit, ku sipas të dhënave, fillimisht u realizuan 3443 aplikime për 420 vende të lira pune, por që më pas numri i tyre u ul në 1700 kandidatë, të cilët plotësonin kriteret.

Share This Video


Download

  
Report form