Ora News - Fier, makina rrëzohet në kanalin me ujë, tre të vdekur

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Sipas policisë së Fierit, një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe dy persona të tjerë.

"Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip "Suzuki" me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere", sqaron policia.

Viktima nuk janë identifikuar ende, por paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/makina-rrezohet-ne-kanal-dyshohet-2-viktima

Share This Video


Download

  
Report form