Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për herë të parë, një vit pas vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku ka folur bashkëshortja e tij, Marjola. Ajo tashme kujdeset për dy femijët jetimë, por rrëfen me shumë emocion momentet më të bukur me Artan Cuku dhe raportet e tij familjare.
Marjola e pershkruan Artanin si një njeri gazmor që kujdesej shumë për familjen e tij.
Bashkëshortja e Artan Cukut: Përfshihej shumë në festat familjare, sidomos në ditëlindjet e fëmijëve përfshihej jashtë mase shumë.
Tani ishte ai babai që nëse kishte dalë për darkë me fëmijët dhe ishte një këngë e bukur në sfond ai do të merrte Amelian e do kërcente me të edhe sikur në lokal mos kërcente njeri. Nuk ishte ai babai që kërcente me vajzën që të lumturonte vajzën, ishte ai babai që e shijonte vallëzimin, i thoshte Ameliës je princesha ime. I lexohej lumturia në sy. Filma që ne shikonin të katër ishte "Katër fantastikët"
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nje-vit-pa-artan-cukut-bashkeshortja-i-perkushtuar-ndaj-femijeve-lumturia-i-lexohej-ne-sy