Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 4 mijë persona përllogaritet te kene qëndruar këtë fundjavë të pashkës Ortodokse në Korçë, qytetin tashmë të famshëm për kremtimn e festës fetare. Të ardhur nga qytetet shqiptare, Kosova apo vende të ndryshme të botës, ata thanë se iu gëzuan atmosferës të cilësuar unike dhe gjithckaje që korca ofron.
Korça priti mijëra pelegrinë e turistë këtë fundjavë Pashke që festuan e pushuan në qytetin e serenatave.
Fama e festës korcare të Pashkës ka mbërritur deri në Kosovë, dhe vizitorët nuk janë zhgënjyer.
Pas ceremonive fetare, një pjesë e mirë e turistëve kanë vizituar fshatra turistikë si Dardha e Voskopoja, ndërsa të tjerë vizituan qytetin përgjatë të dielës duke u njohur më nga afër qytetin dhe historinë e tij.
Gatimet e famshme tradicionale mbeten një arsye për të vizituar Korçën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korcen-e-pushtojne-turistet