Komuniteti rom, në javën që shënon kulturën dhe traditën e tyre, kërkon që familjet në nevojë të rikthehen në skemën e ndihmës ekonomike. Sipas përfaqësuesve të komunitetit, nuk ka informacion se çfarë do të bëhet me familjet e përjashtuara nga skema, ndërkohë që përballen me kushte mbijetese.
Mijëra familje të komunitetit Rom, vijojnë të mbeten në mëshirë të fatit, pasi janë larguar nga skema e Ndihmës Ekonomike dhe deri tani askush nuk ka dhënë asnjë informacion, se kur ata do të rifuten në skemë.
Shqetësimi ngrihet nga organizatat që mbrojnë të drejtat e këtij komuniteti, të cilët thonë se një vendim i tillë ka sjellë vështirësi në jetën e tyre.
Olsi Sherifi, përfaqësues i organizatës së komunitetit Rom: Edhe ndihmën ekonomike që e kishin, e kanë hequr. Qeveria duhet të marë masa për rikthimin e familjeve në skemë, vërtetë mund të jetë e vogë, por e ndihmon familjen. Më pas duhet të ndihmohen ëpr punësimin e anëtarëve të këtij komuniteti. Familjet rome janë goditur nga të gjitha anët, ndaj masat duhet të meren sa më parë.
Nga ana tjetër, familjet rome kërojnë që qeveria dhe pushteti lokal të krijojnë mundësi për vijimin e arsimit parashkollor, pa pagesë, për fëmijët e tyre, pasi nuk kanë mundësi financiare për të paguar çerdhet dhe kopshtet, duke qenë se janë të papunë.
Olsi Sherifi, përfaqësues i organizatës së komunitetit Rom: Fëmijët romë nuk përjashtohen nga tarifa, jetimët dhe komuniteti rom nuk përjashtohen, ndaj dhe prindërit e kanë të vështirë që të përballojnë tarifën mujore. Tarifa shkon deri në 4 mijë lekë dhe kjo është e papërballueshme. Qeveria dhe bashkia duhet të marin masa që ky shërbim për fëmijët romë të ofrohet falas, pa pagesë.
Deri tani, sipas të dhënave, më shumë se 30 mijë anëtarë të këtij komuniteti janë larguar nga vendi, drejt vendeve të Eutropës, për të kërkuar një jetë më të mirë.
Olsi Sherifi, përfaqësues i organizatës së komunitetit Rom: Ka rreth 28 vitë që ky komunitet është i pastrehuar, punësimi është një tjetër problem dhe po ashtu edhe arsimimi. Sipas të dhënave, nga Shqipëria kanë ikur rreth 30 mijë anëtarë të komunitetit rom, të cilët kanë ikur në vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar një jetë më të mirë.
Popullsia rome përballet me vështirësi të shumta, sidomos në fushën e strehimit, punësimit, arsimit dhe shëndetit.
Komuniteti Rom në Shqipëri jeton më së shumti në Shqipërinë e mesme dhe atë të jugut.
Censusi i vitit 2011 identifikoi gjithsej 8,301 romë në të gjithë vendin.