Dita Botërore e Shëndetit, Manastirliu: Qeveria e orientuar drejt shëndetit, jo më drejt sëmundjes

Report TV 2018-05-12

Views 5

Në ditën Botërore të Shëndetit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë organizuan aktivitetin ?Shëndet për të Gjithë? në kodrat e liqenit artificial në Tiranë, për të rritur ndërgjegjësimin për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtoresha e OBSh-së për Tiranën Nazira Artykova morën pjesë në këtë aktivitet, ku u ofruan falas testet që masin diabetin, hipertensionin, matje BMI (kalkulim i riskut kardiovaskular) dhe analiza të tjera që vlerësojnë riskun e popullatës.

Qeveria shqiptare ka një qasje tjetër për politikat shëndetësore, duke u orientuar drejt shëndetit, jo më drejt sëmundjes. Ndaj ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një paketë analizash falas për kontrollin e shëndetit, me të njëjtin standard, në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit. Kontrollin Mjekësor Bazë deri tani e kanë kryer 1 apo 2 herë mbi 890 mijë qytetarë dhe vihet re një rritje e interesimit muajt e fundit. 24% më shumë qytetarë I janë drejtuar qendrave shëndetësore në muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Share This Video


Download

  
Report form