Prej ditës së nesërme në ekranin e Televizionit Klan në orën 17:15 do të nisë transmetimin një program i shumë pritur.
Titullohet ?Doktor Plastik? dhe është një formë ?realty shoë?, i cili do të sjellë përsonazhe të panjohur, që kërkojnë të bëjnë ndryshime tek vetja nëpërmjetë ndërhyrjeve plastike. Por, për të treguar më shumë detaje rreth këtij program ishte sot në studion ?Rudina? autorja e ?Doktor Plastik? Elda Laze.
Laze tha se ky program do të sjellë gjithçka që ka ndodhur në kohë reale.
?Puna për këtë projekt ka muaj që ka nisur. Ky është një project tejet i vështirë për shkak të formulës që ka sepse duhej marrë parasysh edhe koha e rikuperimit të personazheve pas operacioneve. Por pavarsisht se kanë patur periudha rikuperimi shumë të shkurta rezultatet kanë qenë të dukshme. Janë operacione shumë të vështira dhe zgjasin deri në 2 orë e gjysmë.
Në këtë emision ne kemi ndjekur gjithçka që ka ndodhur në kohë reale. Përzgjedhja e personazheve është bërë në bashkëpunim mes mjekëve dhe stafit, doktorëve i?u interesonte që të kishin personazhe që të kishin impakt?,Laze.