Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputetja e LSI, Klajda Gjosha tha se prezenca e opozitës në protestën e djeshme ishte për të mos përsëritur atë që ndodhi në Kukës.
E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Gjosha tha se nëse protesta i lihet në dorë qytetarëve dhe opozitë nuk ndërhyn situata mund të jetë shumë herë më e keqe sesa ajo që ndodhi në Rrugën e Kombit.
Gjosha: Prezenca e opozitës edhe ditën e djeshme në bllokimin e 4 akseve rrugore në të gjithë vendin në fakt ishte edhe për të ndalur atë që ndodhi në Kukës. Gjithmonë prezenca e politikanë qetëson situata. Nëse do t'i lihet në dorë qytetarëve të jeni të bindur që situata do të jetë shumë herë më e keqe sesa ajo që pamë të ndodhte në rrugën e Kombit. Urojmë që mos të ndodhë.
Gjosha tha se protesta e djeshme ishte vetëm fillimi i një sërë protestash. Ndërsa theksoi se ajo që ndodhi në Kukës i zgjoi të gjithë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protestat-gjosha-prezenca-e-opozites-te-mos-u-perseritur-ajo-qe-ndodhi-ne-rrugen-e-kombit