Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesmenë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë por dhe të rajonit janë mbledhur në Tiranë në ekspozitën e posaçme mbi turizmin.
Në fjalën përfshëndetëse, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të agroturizmit.
Rama: Lehtësirat që do të krijojmë për të gjithë ata sipërmarrës apo për të gjithë ata individë apo familje që do të synojnë ndërtimin e strukturave të agroturizmit në gjithë hapësirën rurale të Shqipërisë.
Por dhe turizmi kulturor mbetet tejet i rëndësishëm. Për të sjellë një frymë ndryshe, Rama theksoi se do të rekrutohen të rinj për të sjellë energji pozitive.
Rama: Edhe me përfshirjen në këtë program rtë një numri të konsiderueshëm vajzash dhe djemsh që do të rekrutohen specifikisht për priogramin për të ndiohmuar në këtë proces do të përçojmë tek të gjithë ata që do të vizitojnë Shqipërinë një energji të shtuar pozitive.
Për Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, turizmi shqiptar po del nga adoleshenca. Por problem mbetet tradita e përgatitjeve në minutën e fundit. Ndaj ai kërkoi ndryshimin e strategjisë.
Klosi: Për shkak të gjithë imazhit të ndryshuar të Shqipërisë vitet e fundit, kemi siguruar turistët, por ende nuk kemi garantuar turizmin. Ne duhet të jemi të qartë, në fillimin e një epoke të re, së pari në mendësi. Nëse duam të shkojmë larg, duhet të mendojmë përtej sezonit tjetër.Nëse duam të shkojmë larg, duhet të ngremë një industri që prodhon të ardhura, mirëqënie, punësim për qytetarët në mënyrë afatgjatë. Dhe ne do të kemi ngritur këtë industri, kur të mos flasim më për sezone turistike, por për turizëm 12 mujor.
Ministri Klosi po ashtu nënvizoi se nuk do të tolerohen ndërtimet e paligjshme dhe shkelja e rregullave.
Krahas masave për një sezon më të mirë turistik ministri Klosi foli edhe për risinë e këtij viti, projektin ?Smile Albania? i cili do të angazhojë 1 mijë të rinj në promovimin e Shqipërisë turistike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/turizmi-po-del-nga-adoleshenca-1000-te-rinj-do-promovojne-shqiperine-turistike