Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kështu u përgjigj Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, kur u pyet nëse klima e tensionuar politike në Shqipëri mund të ndikojë në vendimin për negociatat.
Norman: Vendimi përfundimtar do të merret në qershor gjatë Këshillit të BE dhe në vetëvete fakti që ka mosdakordësi politike nuk e pengon një shtet që të bëhet pjesë e BE, nuk është një nga kriteret e anëtarësimit.
Referuar protestës së djeshme të opozitës, Ambasadori thotë se protesta është e drejtë e çdokujt por asnjë kauzë nuk justifikon dhunën.
Norman: Qëndrimi është që çdokush ka të drejtë të protestojë, por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore pasi asnjë shkak apo kauzë nuk e justifikon përdorimin e dhunës.
Deklaratat Norman i bëri nga Shkodra ku mori pjesë në një aktivitet për parandalimin e krimit të organizuar. Ambasadori tha se mes Shqipërisë dhe Britanisë po punohet për sekuestrimin e aseteve kriminale.
Norman: Është e vërtetë që ne punojmë shumë ngushtë me Ministrin e Brendshëm dhe Ministrin Xhafaj dhe vetëm muajin që shkoi pata kënaqësinë të udhëtoja me zotin Xhafaj në Britani, në Londër. Bashkëpunimi mes dy qeverive tona përmbledh një seri të gjerë çështjesh ku përfshihet edhe krimi i organizuar. Një nga gjërat që jemi duke diskutuar tani është sesi mundemi të adresojmë së bashku çështjen e sekuestrimit të aseteve.Është shumë e qartë që një nga mënyrat efikase për të luftuar apo goditur kriminelët është pikëriësht ti godasësh atje ku u dhemb më shumë, tek financat e tyre. Jemi në diskutime me Ministrin për të parë mënyrat si mund të bashkëpunojmë më ngushtë.
Por a është i lidhur krimi me politikën?
Norman: Nuk është e përshatshme për mua të flas
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/norman-mosdakordesia-politike-nuk-e-pengon-nje-shtet-te-jete-pjese-e-be