Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Berat, dhjetra besimtarë iu bashkuan ceremonive në Katedralen e Shën Dhimitrit, ndërsa më herët kishin bërë në shtëpi përgatitjet sipas traditës
Lyerja e vezëve të kuqe për të gjithë anëtarët e familjes dhe mbajtja e kreshmës, konsumimi i ushqimeve sa më të thjeshta, , si simbolikë e vuajtjes së Jezusit në kryq, janë disa prej riteve të së enjtes së madhe që pasohet nga e Premtja e zezë.
Besimtar ortodoks: "Bëjmë vezë të kuqe, i themi 'E enjtja e Madhe' dhe vezët e kuqe bëhen sa persona ka familja dhe një vezë tjetër që vihet tek ikona"
Besimtare ortodokse: "Do agjërojmë një ditë se është ditë e mirë, E premte e zezë"
Urimet e besimtarët shkojnë për mirësi dhe fat në familje.
Besimtar ortodoks: "Begati dhe shëndet e punë dhe lumturi"
Besimtar Ortodoks: "Në Berat festohen të gjitha festat"
Kremtimi i Pashkës kulmon mesnatën e së shtunës kur shënohet ringjallja e Jezu Krishtit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pashket-ortodokse-berati-nis-pergatitjet