Report TV - Mbrojti dhunën e protëstës në Kukës, Donald Lu kokë me kokë me Avokaten e Popullit

Report TV 2018-05-12

Views 1

Gjatë forumit të sotëm për të drejtsat e komunitetit LGBT në Shqipëri, ku ambasadori amerikan në Tiranë lëshoi akuza të forta ndaj klasës politike, Report TV ka siguruar edhe pamjet e një takimni të veçantë që ka patur Lu-ja në mbarim të aktivitetit.

Në fakt, përfaqësuesi i Donald Trumpit në Shqipëri, është ndalur gjatë veçmas të tjerëve me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, e cila qe gjithashtu pjesmarrëse në veprimtari.

Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar Lu dhe Ballnca, por ambasadori u ndal gjatë me të.

Pak ditë më parë Avokatja e Popullit mbajti një qëndrim të çuditshëm lidhur me dhunën e ushtruar në pikat e kalimit të Rrugës Durrës-Kukës nga protestuesit.

Në fakt, Ballnca e kishte vënë theksin te nevoja e policisë për t?u vetpërmbajtur dhe kishte akuzuar qeverinë si nxitëse të dhunës me vendimet e saj, ndërkohë që për dhunën e pronës, protestën e paligjshme dhe goditjen e uniformave blu për shkak të detyrës nuk kishte mbajtur qëndrim me të njëjtën vendosmëri.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS