Protesta per rrugen, ambasadori Lu: Nuk behen arrestime masive ne mes te nates

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Për herë të parë në një intervistë televizive, ambasadori i SHBA Donald Lu ka folur për çështje të ndryshme të aktualitetit shqiptar. I ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, ambasadori Lu u pyet për pagesën në Rrugën e Kombit dhe protestën e qytetarëve të Kukësit.
Diplomati amerikan theksoi se të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë, por jo të qëllojnë me gurë policinë dhe të shkatërrojnë e djegin kabinat e pagesës. Po kështu, ambasadori Lu theksoi se as forcat e policisë nuk duhet që të dhunojnë qytetarët dhe as të bëjnë arrestime masive në mes të natës, sikurse ndodhi në Kukës disa orë pas protestës së dhunshme.

Share This Video


Download

  
Report form