Nis monitorimi ne tunelin e Kalimashit per perdoruesit e shpeshte

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Përveç negociatave që është duke bërë grupi i ngritur me urdhër të Kryeministrit me koncesionarin e Rrugës së Kombit, ka nisur puna në terren për monitorimin e lëvizjeve të automjeteve që kalojnë në tunelin e Thirrës.

Burime konfidenciale thonë për televizionin Klan se përmes numërimit të makinave që përdorin këtë rrugë, do të krijohen të dhënat e nevojshme për të bërë më pas uljen e tarifës duke patur numra konkretë të lëvizjes së automjeteve.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se negociatat pritet të zgjasin afro dy muaj, kohë gjatë të cilës stacioni i pagesës nuk do të funksionojë.

Një nga skenarët që po diskutohet është ai i uljes se çmimit të biletës nga koncesionari, siç e ka në kontratë dhe nxjerrja e aboneve për banorët e zonës, të cilët do të përfitojnë zbritje edhe si përdorues të shpeshtë, e po ashtu edhe buxheti i shtetit do të japë fonde për firmën koncesionare për të subvencionuar këtë shtresë.

Një tjetër variant që ndodhet në tavolinën e negociatave është edhe vendosja e tarifës në bazë të kilometrave që bën një automjet në këtë aks. Por ky është një nga versionet më pak të mundshme për t?u realizuar, thone burimet.

Nga ana tjetër, të njëjtat burime hedhin poshtë propozimet e disa prej deputetëve të mazhorancës për të bërë 0 taksën për banorët përgjatë kësaj zone. Ky opsion, sipas tyre, është i pamundur pasi do të rriste evazionin nga automjetet e Kosovës, të cilat mund të regjistrohen në Shqipëri, përkatësisht në Kukës.

Share This Video


Download

  
Report form