Adriatik Llalla ka mohuar akuzat për të cilat po e heton Prokuroria e Durrësit që prej 15 Marsit të këtij viti. Ish -Prokurori i Përgjithshëm po hetohet për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, deklarimit të rremë të pasurisë dhe mosdeklarim të parave në kufi. Në një intervistë për asgjesinë BIRN ish-numri një i akuzës ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë duke sqaruar se pasuritë e tij janë të ligjshme dhe se nuk ka asgjë për t?u shqetësuar.
"Pasuritë e mia janë tërësisht të ligjshme, të deklaruara në institucionet përkatëse, për të cilat janë paguar edhe taksat përkatëse. Nuk shoh asnjë problematikë në këtë drejtim. Nuk ka asgjë për të cilën unë të jem i shqetësuar apo dhe i frikësuar".
Mes akuzave është edhe ajo për shitjen e sipërfaqes së ullishtes 3 mijë metër katrorë në Mjull Bathore, e cila ishte blerë për 16 milionë Lekë dhe është shitur disa vjet vonë për 249 mijë Euro. Toka u ble në vitin 2007. Ishte një zonë e pazhvilluar. Fillimet e ndërtimit të komplekseve rezidenciale e rritën kërkesën dhe interesin për të.
Hetimit për ish-prokurorin filluan pasi ai hoqi dorë nga e drejta e tij për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Në këtë mënyrë Llallës iu ndërpre i procesi i vettingut nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por ky vendimin u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik. Pritet që për këtë çështje të zhvillohet një seancë gjyqësore. Gjithashtu hetimit ndaj ish-drejtuesit të Akuzës vjen pas ndalimit të hyrjes së Adriatik Llallës në SHBA nga Departamenti i Shtetit me argumetin se ishte i përfshirë në korrupsion.