http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne orën 9.45 minuta opozita bllokoi autostradën Tirane ?Durrës ne hyrje te Vorës. Pak minuta me vone me protestuesit u bashkua kreu i PD Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga deputetet demokrate te Tiranës dhe aleatet.llokimi i rrugëve është aksioni i pare i mosbindjes civile te iniciuar nga opozita, menjëherë pas reagimit te qytetareve per vendosjen e taksës per rrugën e kombit. E gjithë opozita ka ftuar qytetaret qe te refuzojnë taksat e larta, duke mos paguar nga TVSH deri tek taksa e pronës e faturat e ujit e dritave.Ne kohen qe opozita ishte ne proteste, rivali politik Edi Rama ne parlament u tërhoq nga taksa duke theksuar vullnetin per nje marrëveshje me banoret e zonës. Por kjo eshte e pamjaftueshme per kryetarin e PD Lulzim Basha.Përgjatë 150 minutave qe zgjati protesta nuk munguan edhe batutat mes politikaneve.Protesta u zhvillua qetësisht dhe shumica e qytetareve te bllokuar ne trafik priten me durim përfundimin e saj.Por nuk munguan as incidentet mes protestuesve dhe qytetareve qe kërkonin te kalonin.Ne mesdite lideri i opozitës Lulzim Basha iu drejtua qytetareve se mosbindja civile do te vazhdoje deri ne fitore.
Pas këtij momenti protestuesit u larguan duke liruar trafikun ne autostradën Tirane ? Durrës.