http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Europian duhet të japë një rekomandim të pakushtëzuar për çeljen e negociatave për anëtarësim. Deklarata vjen nga eurodeputeti Knut Fleckenstein, pas takimeve me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës.?Opinioni i Parlamentit Europian mbetet i njëjti. Presim që Komisioni Europian të publikojë një raport ku të japë një rekomandim të qartë dhe të pakushtëzuar për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kërkohet një rekomandim i qartë, sepse mendojmë se janë bërë gjëra që lejojnë hapjen e negociatave. Jo sepse çdo gjë është bërë, por janë bërë shumë gjëra, si për shembull reforma në drejtësi dhe vettingu ka nisur. Shpresoj që kur të vij në shtator, të kemi arsye të festojmë pak dhe të përgatitemi për punën që na pret.?Eurodeputeti ka mbajtur të njëjtin qëndrim, si për protestën e organizuar nga opozita, ashtu edhe të fundjavës së kaluar.?Nuk mendoj se një demonstratë do ndikojë në raport. Demonstratat duhet të jenë të mundura, pasi protestat janë pjesë e demokracisë. Por nëse përfshihet dhuna, ky është një moment që nuk mund të pranohet. Po të flas për veten time, unë nuk mund të ndaloja asnjëherë trafikun në qytetin tim, pasi qytetarët do të më vrisnin. Shoqëria civile ka të drejtë të protestojë dhe qytetarët e Kukësit e kanë këtë të drejtë e kjo nuk ka dyshim. Asnjë nuk ka të drejtë të jetë i dhunshëm?Nëse Shqipëria mund të rrezikojë çeljen e negociatave, sipas Fleckenstein lidhet nëse do vendoset ekstradimi drejt Turqisë, i të ashtuquajturve ?Gylenistë?.?Do të thoja se kjo do të ishte një pengesë e re dhe reale për hapjen e negociatave. Unë nuk e shoh një gjë të tillë për momentin, por nëse do të ndodhte do të ishte një problem serioz?
Eurodeputeti ka vënë theksin tek bashkëpunimi politik, duke nënvizuar reformën në Kodin Zgjedhor, për një proces elektoral me standarde.