"Pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos për tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh në gjithë botën". Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj teksa ka komentuar situatën e fundit pas protestës së javës së kaluar në Kalimash ku u dogjën sportelet e firmës koncesionare. Nga ana tjetër Haradinaj ngre shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka biseduar me Prishtinën për këtë çështje.
"Kjo teme nuk është diskutuar në mbledhjet e kaluara mes qeverive, jemi te interesuar që ta diskutojmë, pa taksë është e pamundur, duhet me u vendos per tunelin, rrugën, kosto e ndërtimit. Ndodh ne gjithe boten. Ndoshta tek kalkulimi dhe komunikimi është pak problem. Ne ne te kaluarën kemi qene shume solidare, kemi dhënë për çështje të ndryshme. Është dash me ju thënë kosovarëve që nga parja juaj qe jepni per kete takse per ate takse do te përmbyllet ajo rruge, janë pjese te tera qe kane mbet pa përfunduar. Njëkohësisht e zgjatin kohen. Është mirë një komunikim më i mirë".