Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Punonjësit e Rafinerive të Armos në Ballsh hynë me forcë në ambientet e uzinës së përpunimit të naftës dhe u përplasën fizikisht me administratorin e kompanisë që ka marrë në përdorim rafinerinë, pas një protestë ku kërkuan rinisjen e punës dhe kontratat kolektive. Nën shembullin e banorëve të Kukësit, kreu i Konfederatave u kërkoi që të premten të marshojnë për protestë në Tiranë.
Naftëtarët e Rafinerisë së ARMO-s hynë me forcë në ambientet e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, dhe u përplasën fizikisht me administratorin e kompanisë Byllis Energji që ka marrë nën administrim uzinën.
Situata përshkallëzoi në përplasje fizike pas mbërritjes aty të administratorit të kompanisë së re, e cila sipas naftëtarëve ka nëshkruar kontrata individuale me 150 prej tyre.
Për më shumë se 1 orë ata morën në zotërim uzinën teksa u bënë thirrjeve 150 kolegëve që punojnë brenda saj që tu bashkohen në protesta.
Ndërsa kreu i Konfederatave, Taf Koleci, u kërkoi naftëtarëve që të premten të nisen drejt Tiranës, njësoj si Kukësi.
Naftëtarët ishin mbledhur në protestë për të kërkuar nisjen e punës në uzinë, kontratat kolektive dhe pagat e prapambetura.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-ne-ballsh-naftetaret-futen-me-force-brenda-uzines