Tension brenda dhe jashte Gjykates

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Të afërmit e 23 të akuzuarve për protestën në rrugën e kombit dhe mbështetës të tjerë të tyre nuk u lejuan t?i afrohen Gjykatës së Tiranës.

Një kordon i gjatë policie u vendos në të gjithë perimetrin e Gjykatës, përfshirë edhe segmentin e unazës nga Drejtoria e Policisë deri në afërsi të shkollës Vasil Shanto.

E gjithë zona ishte nën kontrollin e policisë dhe FNSH-së. E pazakonte ishte situata në sallën e gjyqit. Policia u ndaloi deputetëve të opozitës të hyjnë brenda.

I njëjti fat ishte edhe për familjarët e të pandehurve që pritej të dinin para trupit gjykues. Që të hynin në sallën e gjyqit u desh të konfrontoheshin me policinë.

Me pas një telefonatë e deputetit Edmond Spaho me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe drejtorin e Policisë së Tiranës. Gjyqtarja e seancës vendosi qe t?i hapë dyert e sallës, çka u mundësoi disa deputete dhe të afërmve të të akuzuarve, që të ndiqnin gjyqin.

Media u la jashtë, por deputetet e opozitës postuan vazhdimisht pamje nga gjyqi.Familjarët e të akuzuarve qëndruan në anën tjetër të unazës.

Edhe pse disa herë tentuan të çajnë gardhin e policisë, misioni i tyre dështoi. Protesta e tyre bllokoi kalimin e makinave, një situate që vazhdoi për disa orë, pavarësisht thirrjeve të drejtuesve të mjeteve që të hapnin rrugën.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS