Gjykata: 11 protestues arrest me burg, 10 detyrim paraqitje

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Gjykata e Kukësit ka dhënë masat e sigurisë 'arrest me burg' për 11 persona nga 23 të arrestuarit e protestës së Rrugës së Kombit. Ndërkohë, për 10 persona të tjerë është dhënë masa e sigurisë 'detyrim paraqitje' dhe 'arrest shtëpie' për 2 protestues të tjerë.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Kukësit, por seanca është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për arsye sigurie për shkak të numrit të madh të të pandehurve.

Theksojmë se Prokuroria kishte kërkuar ?arrest me burg? për 11 nga 23 protestuesit e ndaluar, ?arrest shtëpie? për 5 persona dhe ?detyrim paraqitje? për 7 të tjerë.

Pas vendimit të Gjykatës, deputetët e Partisë Demokratike të cilët merrnin pjesë në seancë, deklaruan se të arrestuarit duhet të ishin liruar të gjithë pasi ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë, në rrugën përballë Gjykatës së Tiranës qëndronin edhe familjarë, të afërm e qytetarë nga Kukësi duke kërkuar lirimin nga burgu të të arrestuarve. Këta të fundit u ndaluan pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, ku u shkatërruan dhe u dogjën kabinat e pagesës së tarifës. Ata akuzohen për shkatërrim prone, shkatërrim të pronës me zjarr dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Share This Video


Download

  
Report form