Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së tha se Edi Rama pasi privatizoi policinë dhe prokurorinë tani privatizoi dhe gjykatat.
Menjëherë pas vendimit të gjykatës e cila la në arrest me burg 11 protestues nga 23 që u arrestuan pas protestës në Rrugën e Kombit, Basha pati një prononcim për median.
Arrestohet Lulzim Popa invalid ndërsa lihet i lirë Qazim Sejdini e Vangjush Dako. Ka privatizuar prokurinë e cila nuk çoi një dhunues të protestuese në Gjykatë. Tani privatizoi edhe gjykatën.
Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa pritet dhe bllokimi i disa akseve rrugore.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-neser-ne-protesta-qe-do-shtrihen-kudo