Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grup taksistësh kanë denoncuar në BOOM mosfunksionimin e projektit "Tirana Last Mile" për përdorimin e taksive elektrike.
Taksistët të cilët denoncuan ishin pjesë e një projekti, i cili u promovua edhe nga bashkia e Tiranës. Ky projekt që nëpërmjet makinave 100% elektrike presupozonte që do të ulte ndotjen, por edhe do të kishte një shërbim dinjitoz për qytetarët.
Eduard Ferati është një nga taksistët e parë që iu bashkua projektit duke marrë një makinë të tillë, por sot ai thotë se gjithçka ka dështuar, pasi një makinë e tillë me një kosto 24 mijë euro do të duhet të paguajë edhe energjinë elektrike për karikim.
Taksistëve i është kërkuar që të paguajnë energjinë elektrike pasi kompania nuk përballon dot koston. Ndërkohë që shpenzimet mujore për një makinë elektrike shkojnë 550 euro në muaj.
Taksistëve u është premtuar që karikimi do të jetë falas për 4 vite, por nga një vëzhgim që gazetarja e BOOM bëri bashkë me taksistin, karta për karikim ishte bllokuar pasi ai duhet të paguante një shumë prej 180 mijë lekë.
Në këtë projekt janë përfshirë tre kompani. Kompania që ka shitur makinat elektrike, kompania e taksive dhe institucioni financiar që ka dhënë kreditë për këto taksi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksistet-denoncojne-ne-boom-projekti-taksite-elektrike-deshtoi