Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë një viti në vendin tonë hyjnë rreth 10 mijë shtetas kinezë. Ndërsa pas heqjes së vizave, Shqipëria do të vizitohet nga më shumë turistë kinezë gjatë sezonit turistik. Vendet e preferuara për kinezet janë qytetet historike dhe kulturore, ndër to Kruja dhe Gjirokastra. Sipas ambasadores kineze mes dy qeverive po diksutohet edhe heqja e vizave për shqiptarët që udhëtojnë drejt Kinës.
Vendimi i qeverisë shqiptare për heqjen e vizave për shtetasit kinezë që vizitojnë Shqipërinë do të sjellë rritjen e numrit të turistëve që mbërrijnë nga ky shtet.
Ambasadorja e Kinës Jiang Yu në Tiranë shprehet se ka një numër të madh të bashkëkombësve të saj që dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë.
Ndaj dhe vendimi që ata të qëndrojnë pa vizë për një periudhë 90 ditore është një lehtësim i madh.
Jiang Yu: Gjatë viti 2017 rreth 10 mijë kinezë kanë vizituar Shqipërinë, por pas këtij vendimi pritet që të rritet numri i turistëve. Shqipëria ka shumë vende të veccanta. Kruja është një ndër vendet më të kërkuara nga kinezët pasi është simbol i historisë shqiptare.
Diplomatja kineze kërkon që agjensitë turistike duhet të krijojnë lehtësirat e duhura por dhe paketa turistike të përshtatshme për në Shqipëri por edhe në rajon.
Jiang Yu: Operatorët turistikë mund të krijojnë marrëdhënie partneritet që të krijojnë paketa tërheqëse për turistët kinezë si në Shqipëri edhe në vendet e rajonit.
Tashmë diskutimet mes dy vendeve janë përqendruar në heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Kinës.
Jiang Yu: Ne jemi të angazhuar bashkë me palen shqiptare për lehtësimin e lëvizjes së lirë edhe për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Kinës.
Rreth 10 mijë kinezë në vit vizitojnë vendin tonë, ku vendet më të preferuara janë qendrat historike dhe kulturore.
Po ashtu qeveria shqiptare ka hequr vizat për një periudhë 6 mujore edhe me vendet të tjera si Rusia, Arabia Saudite, Gjorgjia, Bjellorusia, Katari, Omani, Tajlanda dhe Bahreini për periudhën nga 1 marsi deri në 31 tetor 2018 me një afat qëndrimi 90 ditë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kinezet-pa-viza-ne-shqiperi-vendet-e-preferuara-kruja-dhe-gjirokastra