Report TV - Basha nga Shkodra: Ajo që nisi me Kukësin s'do ndalet, pranvera nisi mbarë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Në përkujtimoren e "2 prillit", Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra, se ?ajo që nisi në Kukës nuk do të ndalet derisa tirania e krimit të rrëzohet?. Kreu demokrat foli nga Shkodra në përkujtimin e ngjarjes së 2 prillit 1991, ku mbetën të vrarë 4 persona.

?Ky është muaji ku maska e Edi Ramës ka rënë tek shqiptarët. Këto janë aktet e fundit të një grabitqari e mashtruesi pasi vjedh përbuz e tallet me popullin e tij. Unë i them sot nga Shkodra, se i ka bërë hesapet gabim, i them sot nga Shkodra se ajo që nisi në Kukës, nuk do të ndalet dhe nuk ka për të ndaluar derisa tirania e krimit të rrëzohet. Populli i Kukësit i dha përgjigjen e merituar, ai ishte reagimi i njerëzve që nuk munden më të pranojnë taksat e rritura, kërbaçin dhe haraçin e Edi Ramës dhe një grushti njerëzish që pasurohen mbi gjakun e tyre. Le të jetë ky një fillim i mbarë iu pranverës që po vjen. Detyra e madhe e PD-së dhe gjithë njerëzve të thjeshtë e të ndershëm është të shkëpusim njëherë e mirë lidhjet e politikës me krimin.

Share This Video


Download

  
Report form