Ora News - Këshilli bashkiak kërkon lirimin e të arrestuarve dhe largimin e RENEA-s nga Kukësi

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse ditë pushimi dhe festë, zhvillimet në qytetin e Kukësit pas protestës në Rrugën e Kombit kanë detyruar Këshillin bashkiak të këtij qyteti të zhvillojë një mbledhje emergjente.

Në përfundim të mbledhjes, anëtarët e Këshillit kanë dalë me një kërkesë ndaj Drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit dhe Prefekturës ku i kërkojnë në mënyrë të menjëhershme lirimin e banorëve të arrestuarve dhe ndalimin e arrestimeve të mëtejshme.
Gjithashtu, Këshilli bashkiak kërkon largimin e Forcave Speciale nga qyteti, të cilat sipas tij kanë ushtruar terror gjatë arrestimeve.

Duke e deklaruar si të panegociueshme tarifën për Rrugën e Kombit, Këshilli bashkiak Kukës deklaron se çdo tentativë për negociata nga pushteti qëndror nuk do të merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve.

Të njëjtin qëndrim deklaroi më herët edhe kryebashkiaku Shehu. Ai tha se nuk do të takonte të hënën kryeministrin Rama pa liruar më parë qytetarët e tij.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/keshilli-bashkiak-kerkon-lirimin-e-te-arrestuarve-dhe-largimin-e-renea-s-nga-kukesi

Share This Video


Download

  
Report form