Report TV - Përplasje mes Shoqërisë Civile dhe anëtarëve të opozitës

Report TV 2018-05-12

Views 0

Pas Kukësit protesta është zhvendosur në Tiranë për të kërkuar lirimin e personave që u arrestuan mbrëmjen e djeshme për tubimin e dhunshëm dje në Rrugën e Kombit. Nga 23 protestues që janë arrestuar, disa prej tyre janë sjellë në Tiranë në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit dhe disa komisariate. Mbrëmjen e sotme familjarët, por edhe Shoqëria Civile janë mbledhur duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve. ?Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët? ishin disa nga thirrjet e qytetarëve para Drejtorisë së Tiranës?Jo për partinë, por për Kukësin dhe Shqipërinë. Protesta nuk është politike, Jeni plehra? ishin disa nga brohoritjet dhe thirrjet e tyre kundër deputetëve të PD. Njëri nga deputetët e PD, Strazimiri është futur në Drejtorinë e Policisë për të marrë informacion për personat që u ndaluan në Kukës dhe u transportuan në Tiranë.

Share This Video


Download

  
Report form