Ora News - Lironi djemtë tanë! Poshtë diktatura! Protestuesit 'rrethojnë' komisariatin e Kukësit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetra qytetarë të Kukësit, kryesisht familjarë dhe të afërm të të arrestuarve për protestën e ditës së djeshme në Rrugën e Kombit protestuan para komisariatit të Kukësit duke kërkuar lirimin e tyre.

"Lironi djemtë tanë" ishin thirrjet në kor të protestuesve.

Ndërkohë nuk mungoi edhe parrulla: Poshtë diktatura!

Pesë deputetë të PD-së si dhe Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ndodhen sot në Kukës, shoqëruar edhe nga tre deputetë të LSI-së.

Deputetët opozitarë që ndodhen sot në qytetin verilindor, janë: Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çela, pjesë e komisionit të Sigurisë. Atje ndodhen edhe deputetët Romeu Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lironi-djemte-tane-poshte-diktatura-protestuesit-rrethojne-komisariatin-e-kukesit

Share This Video


Download

  
Report form