Ora News - Tregtimi i mishit jashtë kushteve, 28 gjoba në Gjirokastër

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjirokastra është një prej qarqeve me mbarështimin më të lartë të kafshëve të imta.

Por therja bagëtive dhe tregtimi i mishit në qytetin jugor mbetet ende shumë larg parametrave të kërkuara, duke rrezikuar kështu shëndetin e konsumatorit.

Beso Brahimi: "Subjektet që tregojnë mish janë mësuar ti bëjnë të gjitha proceset vetë, edhe të rrisin të kafshë, edhe ti therin vetë, dhe ti tregtojnë po vetë. Por kjo nuk ka për të funksionuar më."

Tregues të situatës janë 28 gjobat, me vlerë 5 milion lek që janë vendosur nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor në Gjirokastër në kuadër të aksionit për sigurinë ushqimore.

Nga 5 thertore, 4 u mbyllën për mos plotësim të kushteteve higjeno sanitare.

Beso Brahimi: "Janë vendosur rreth 28 gjoba dhe është sekuestruar rreth 6.5 kuntalë mish në të gjitha dyqanet."

Por pavarësisht këtyre masave të marra, mishi i pakontrolluar ende gjendet në dyqanet e Gjirokastrës, ku janë bllokuar më shumë se 6.5 kuintalë.

Beso Brahimi: "Ka dy gjëra, janë përpjekja tona për të stabilizuar procesin e therjes së kafshëve dhe përpjekjet e subjekteve për t'ju shmangur këtij rregulli të vendosur."

Ministria e Bujqësisë ka nisur një aksion për rritjen e sigurisë së produkteve që përfundojnë në tryezën e konsumatorit shqiptar.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tregtimi-i-mishit-jashte-kushteve-28-gjoba-ne-gjirokaster

Share This Video


Download

  
Report form