Ora News - Kryebashkiaku: Kukësi është kthyer në shtetrrethim, të hiqet terrori policor

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, në daljen e parë pas protestës që përshkallëzoi në dhunë dje në Rrugën e Kombit, kërkoi shtensionimin politik të situatës, krahas tërheqjes së forcave të policisë, si hapa për të rikthyer qetësinë. Ai tha se është kundër dhunës, por mbështet protestën e qytetarëve, ndaj vuri lirimin e të arrestuarve si kusht për tu takuar me kryeministrin Edi Rama, i cili e njoftoi takimin për të hënën live në media.

Shtensionimi politik i situatës së krijuar në Kukës pas arrestimeve në lidhje me protestën në Rrugën e Kombit që përfundoi me djegien e pikës së pagesës, ishte kërkesa e parë e kryebashkiakut të Kukësit.

Bashkim Shehu kërkoi ti jepet fund edhe asaj që e cilësoi shtetrrëthim e terror policor.

Shehu: E para kerkoj te ç'tensionohet politikisht situata.Kukesi qe nga mbreme eshte kthyer ne nje shtetrrethim policor, e ne kete kontekst i bej thirrje qeverise te heqe kete rrethim policor e terror ndaj qytetareve.Me shume se kurdo, sot nevojitet dialog dhe sheshim i mosmarreveshjeve per kete rruge dhe tarifen e vendosur nga qeveria.Çdo acarim i metejshem i situates eshte i demshem, ndaj sot une jam ne krah te qytetareve te kukesit pa dallime e ndasi politike.Policia te vleresoje me maturi situaten, te ruaje ekuilibrat dhe te mostejkaloje kompetencat ligjore me veprime antikushtetuese.

Zgjidhja për rrugën sipas Shehut duhet të vije me dialog, ndërsa e vërteta për ngjarjen e së shtunës, për kryebashkiakun e Kukësit duhet të dalë në shesh nga hetime të balancuara.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryebashkiaku-kukesi-eshte-kthyer-ne-shtetrrethim-te-hiqe-terrori-policor

Share This Video


Download

  
Report form