Report TV - Ksamil, sezoni turistik në prag, banorët vuajnë mungesën e infrastrukturës

Report TV 2018-05-12

Views 2

Sezoni i ri turistik në Ksamil vjen së bashku me një numër të madh turistësh, por rrugët e amortizuara në këtë qytet janë bërë problem serioz për lëvizjen e automjeteve. Banorët shprehën se ka pothuajse një vit që rruga një prej rrugëve kryesore është kthyer në gangrenë për ta, pasi kjo rrugë është bërë e pa kalueshme edhe për qarkullimin e mjeteve.

Edhe pak kohë na ndajnë nga sezoni i ri turistik dhe Ksamili është një nga zonat më të frekuantuara nga turistët. Por, banorët në lagjen Poshtë Varrezave të këtij qyteti po vuajnë mungesën e infrastrukturës. Ruga është tërësisht e amortizuar aq sa edhe makinat nuk kalojnë dot. Sipas banorve, kjo gjendje është kështu që prej një viti dhe njësia administrative e Ksmailit dhe Bashkia e Sarandës nuk kanë marrë as një masë për rikonstruksionin e kësaj rruge. Gjithashtu banorët shprehen se janë munduar që ta rregullojnë rrugën duke hedhur baza inertesh por megjithatë situata mbetet e njëjtë.

Ksamili gjatë sezonit turistik shndërrohet në një ndër qytet më të frekuentura nga pushues vendas dhe të huaj, pasi resurset turistike që ajo posedon e bëjnë një qytet mjaftë atraktiv. Banorët shpesh i janë drejtuar pushtetit vendor për të marrë masa, por deri tani gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër.

Share This Video


Download

  
Report form