Përmbytjet e fshatit Suka në Dajç, banorët: S’kemi shpresa për t’u dëmshpërblyer

Report TV 2018-05-12

Views 6

Përmbytjet në Dajç kanë shkaktuar probleme mjaft të mëdha për banorët e zonave të prekura. Pasojat ndihen akoma dhe pse situata duket paksa e normalizuar pas ndalimit të shirave.

Shirat e shumtë dhe shkarkimi i hidrocentralit e kishin kthyer fshatin Suka në Dajç në një ishull të izoluar. Çdo gjë ishte nën ujë, ndërsa komunikimi me pjesën tjetër të njësisë administrative ishte i pamundur.Tashmë uji është tërhequr nga një pjesë e banesave, por demet janë të dukshme. Banorët shpresojnë në mbijetesën e gjësë së gjallë, e cila po vuan mungesën e koncentratit.

Ndërsa të mbjellat mund të konsiderohen pothuajse të humbura sipas banorëve, ata shprehen:? Duhen akoma 3 javë që uji të tërhiqet nga këto toka, dhe vëmendja qeveritare ka munguar totalisht, asnjeri nuk ka ardhur të interesohet për gjendjen?. Disa banesa kane akoma 1 metër ujë në brendësi të tyre dhe dëmet janë të pallogaritshme. Ato nuk shpresojnë në dëmshpërblime pasi thonë se ne vitin 2010 nuk janë dëmshpërblyer . Kryeplaku i fshatit Suka Dajç, Kolë Mavija tha:? Kjo zonë është jashtëzakonisht e dëmtuar nga përmbytjet, por askush nuk i ka ardhur ne ndihmë nga qeveria", ndërsa kritikoi ashpër përfaqësuesit e Shkodrës në qeveri që nuk janë dukur nga këto anë, në një kohë kur toka bujqësore dhe banesat ishin nën ujë.

Share This Video


Download

  
Report form