Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nazmi Goxhaj rezulton i zhdukur që prej datës 22 mars në qytetin e Fierit.
Familjarët e 54-vjeçarit kanë nisur kërkimet në fshatin Daullas pranë lumit Seman pasi sipas dëshmitarëve të zonës mëngjesin e 22 marsit kanë parë një person në lumë duke u mbytur.
Dëshmitarë thanë se rreth orës 6:30 të mëngjesit vunë re një person që bërtiste e që po e merrte rryma por nuk kanë arritur që ta ndihmojnë.
Dëshmitari: ?Pamë dikë që ishte mes të lumit, bërtiti nja dy tre herë, kaq. U munduam që ta ndihmonim po na iku. Ishte vetëm. Ne ishim në dhomë kur dëgjuam zhurmë dhe u turrëm tutje?.
Goxhaj ka ardhur nga Greqia në Fier pasditen e datës 21 mars dhe ka dalë nga pallati ku jetonte mëngjesin e datës 22 mars rreth orës 5.30.
E ndërsa u bënë 9 ditë që nuk ka asnjë infomacion mbi të atin, djalit i tij Ergest Goxhaj thotë se nuk kanë pasur probleme me asnjë njeri dhe duan vetëm që të gjejnë trupin e tij.
Ergest Goxhaj: ?U bënë nëntë ditë që nuk kemi asnjë lloj informacioni. Kemi bërë denoncim në polici. Vuajmë për ta gjetur. Dëshmitarët thonë se është mbytur në lumë. Jemi mbledhur 40 veta me 3 varka po kërkojmë vetë për ta gjetur. Ne atë duam të gjejmë trupin e tij. Ai nuk i ka rënë më qaf njeriu . Jemi në Greqi 25 vjet as nuk jemi zënë më asnjë as këtu në Fier?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zhdukja-e-54-vjecarit-ne-fier-deshmitaret-eshte-mbytur-ne-lume