Arrestimi i 2 inspektoreve te AKU-se, Peleshi: Bashkëpunim me nje fabrike qe falsifikonte produkte

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka njoftuar përmes një konference për shtyp se janë arrestuar dy inspektorë të Agjencisë Kombëtarë të Ushqimit në Shkodër, e po ashtu 3 persona të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në prodhimin dhe falsifikimin e produkteve ushqimore.

Rasti është konstatuar pas denoncimeve të bëra pranë autoriteteve, ku pas hetimit administrativ rezultoi se grupi i kontrollit kishte shkuar në këtë fabrikë dhe kishte konstatuar se çdo gjë rezultonte në përputhje me ligjin, por pas rikontrolleve ka rezultuar e kundërta.

Në denoncimin e rasteve ku abuzohet me sigurinë ushqimore prej disa javësh janë përfshirë dhe shërbimet inteligjente. Ministri Peleshi tha se nuk është qëllimi që këto masa të përhapin panik, por nuk do të ketë tolerancë për askënd që abuzon me jetën dhe shëndetin e konsumatorit.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS