Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tetë grabitës u arrestuan në operacionin e përbashkët të policisë shqiptare dhe asaj belge, nën koordinimin e prokurorive përkatëse. Gjatë operacionit të koduar ?Picaso?, 3 prej grabitësve u arrestuan në Tiranë e Krujë, ndërsa 5 të tjerët në Belgjikë. Ata grabisnin sende me vlerë dhe një pjesë prej tyre i sillnin në Shqipëri.
Policia shqiptare dhe ajo belge, gjatë operacionit të koduar ?Picaso? shkatërruan një grup kriminal që grabiste sende me vlerë. Grabitjet kryeheshin në Belgjikë, ku shqiptarët hynin në banesa dhe vidhnin bizhuteri, telefona celularë dhe sende të tjera me vlerë.
Bizhutë ata i tregtonin në Belgjikë, ndërsa një pjesë tjetër të tyre i trafikonin edhe në Shqipëri ku më pas i shisnin. Një pjesë të parave që fitonin nga shitjet, i dërgonin në Shqipëri.
Të arrestuarit janë nga Tirana, Kruja dhe Laçi. Operacioni u koduar ?Picaco?, pasi grabitësit lëviznin me një automjet ?Citroen Picaso?, kur piketonin banesat ku do të mësynin, ndërsa pjesa më e madhe e tyre përdornin edhe pseudonime.
Grabitjet kryeheshin në Bruksel dhe zona të tjera belge. Në konferencën për shtyp ishin të pranishëm edhe 2 oficerë dhe një prokuror belg, ndërsa Shefi i Task Forcës Anti-Skifter në Policinë e Shtetit Sokol Kalani, dha detaje nga aksioni.
Prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi shtoi se bëhej fjalë për një grup të stukturuar kriminal.
Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijojnë punën për të identifikuar anëtarët e tjerë të këtij rrjeti kriminal.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/goditet-grupi-shqiptar-i-vjedhjeve-ne-belgjike-8-te-arrestuar