Ora News - Këshilli bashkiak, PD-LSI: Vendimet nul, 6 anëtarë nuk kanë mandat këshilltari

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca dhe Opozita në këshillin bashkiak miratuan në unanimet 9 projektvendimet që lidhen me paketën sociale. Më pas opozita PD-LSI bojkotoi mbledhjen me argumentin se 6 këshilltarë japin votën e tyre pa mandat, ndërprerja e të cilit është bërë nga Gjykata Administrative e Tiranës.

Opozita paralajmëroi që në fillimin e mbledhjes së Këshillit bashkiak se do të vonte vetëm projektvendimet që lidheshin me ndihmën ekomomike, subvencionet, kreditë e buta ndërsa për projektvendimet që kërkojnë debat nuk do të ishte e pranishme me argumentin se në Këshill 6 mandate të anëtarëve janë ndërprerë me vendim të Gjykatës Administrative të Tiranës.

Kreshnik Çollaku: Në këtë Këshill janë 6 individë me mandat të bërë nul nga gjykata e Tiranës. Praktikisht një mazhorancë e njëanshme në këtë Këshill nuk ekziston. Çdo vendim që bazohet në këto 6 vota nuk është një votim i ligjshëm sepse është një votim në bazë të mandateve nul.

Aldrin Dalipi: Po bëheni qesharak. Shkoni në Gjykatë të Apelit dhe sqarojeni. I thoni dhe gjahtarit me çifte që rri nga pas që përgjigjen do ta merrni.

Për këtë i referohen 6 personave që kanë zëvendësuar këshilltarët e mëparshëm që morën mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2017.

I mbërritur disa minuta më vonë pas këtij diskutimi, kryebashkiaku Veliaj nuk komentoi mbi këtë qëndrim por prezantoi 23 projektvendimet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilli-bashkiak-pd-lsi-vendimet-nul-6-anetare-nuk-kane-mandat-keshilltari

Share This Video


Download

  
Report form