Video/ Degradimi i Policise Rrugore te Tiranes

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Është dashur vetëm pak kohë që Policia Rrugore e Tiranës t?u kthehet kohëve të saj më të këqija, kur efektivë me uniformë fotografoheshin nëpër pika bastesh apo silleshin si pronarë të rrugëve të kryeqytetit, duke thyer çdo rregull e ligj, duke mbushur me gjoba në mënyrë selektivë qytetarët e duke mbyllur sytë përballë të ashtuquajturve të fortë që bredhin me makina luksoze me xhama të zinj.

Mjafton vetëm një xhiro nëpër Tiranë për të parë se në ç?kaos është kryeqendra e vendit. Në çdo rrugë ka parkime dyshe, parkime në vende të gabuara, makina në vendqëndrime të autobusëve dhe policë bëjnë sehir apo që i shkelin vetë rregullat e qakullimit, ditën për diell, si kjo makinë e policisë rrugore që është parkuar në mes të rrugës, pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Shihni këtë efektiv tjetër të Policisë Rrugore të kryeqytetit, që teksa duhet t?iu kërkojë llogari të tjerëve dhe t?i ndëshkojë sipas ligjit për mosmbajtje të rripit të sigurimit, vetë ecën pa e vënë atë, jo vetëm në kundërshtim të hapur me çdo rregull, por edhe duke dhënë një shembull se ata që janë punësuar për të garantuar zbatimin e ligjit, e konsiderojnë veten si pronarë të tij.

Dhe gënjeshtra i zgjat pak, sepse sikurse duket në video, ikën po ashtu pa e vënë rripin. Ky është shembulli i efektivit të Policisë Rrugore të Tiranës, ndërsa këta që shihni në këto video janë kolegë të tij në vende të ndryshme të botës.

Por ajo çfarë ndodh në Tiranë është përtej çdo lloj norme. Shikoni se çfarë bën ky efektiv tjetër i policisë rrugore. Ndalon në mes të rrugës dhe takon një drejtues automjeti.

Dhe rastet nuk janë sporadike, por kjo duket të jetë fryma që është futur së fundmi në Policinë Rrugore të Tiranës. Pak ditë më parë ishte po kjo polici që bllokoi po në kundërshtim të ligjit dhe Kodit Rrugor një autoambulancë në trafik, në qendër të Tiranës.

Ngjan si Policia Rrugore e viteve më të errëta të saj, kur policët qarkullonin të çorientuar dhe kur punësimi në policinë e qarkullimit shihej vetëm si mjet për të bërë para përmes korrupsionit e shkeljes së ligjit. Dhe nga një shembull i rregullit që drejtues të njëpasnjëshëm të Policisë Rrugore e Tiranës u përpoqën të ndërtojnë vit pas viti, sot kjo polici është kthyer brenda një kohë të shkurtër në një shembull të degradimit.

Share This Video


Download

  
Report form