Tre automjete janë përfshirë në një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit. Dy furgona në tentativë për të marrë pasagjerë janë fërkuar me njëri-tjetrin dhe më pas njeri prej tyre është përplasur me një kamion. Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të plagosura dy vajza, të cilat ishin duke pritur në anë të rrugës për të hipur në furgon. Dy vajzat e plagosura janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se vajzat e plagosura S.N. 19 vjeçe dhe K.D. 19 vjeçe, janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.