Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-kryeministri Sali Berisha, në qeverisjen e të cilit u ndërtua Rruga e Kombit ka sqaruar vendimin që ka marrë me ish-ministrin Sokol Olldashi, për mosvendosjen e takses ne rrugen e Kombit.
Sali Berisha: Është e vërtetë që në 2011 qeveria e kryesuar nga unë dhe me ministër të ndjerin Sokol Olldashin, bëmë të gjitha studimet dhe asgjë s'ka të fshehtë. Është po kaq e vërtetë që pas studimit u vendos që taksa të mos vihet. Vazhdojmë pak më tutje, a jam unë kundër fondeve për mirëmbajtne e rrugëve? Në asnjë mënyrë! Përkundrazi, sado fondte të sillin në parlament unë do ti votoj, sepse është jetike. Por të cakotsh 5 mln dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve që janë 18 mijë km në mbarë vendin do të thotë se nuk jeton në këtë vend.
Kthehemi prap tek taksa. Doli vlera, ishte e papranueshme. U vendos, jo ta mirëmbajë drejtoria e rrugëve, kurrë! Unë jam dhe do jem që mirëmbajtja e rrugëve tu jepet kompanive private të cilat kanë fuqi disa herë më të madhe, ekspertizë kanë sesa drejtoria e rrugëve.
Po kush ishte dallimi? Dallimi ishte thelbësor. Do ti jepnim koncesionarit, sic i jepni ju ndrikull Nushit ne do jepnim paratë për të mirëmbajtur rrugën e kombit, rrugën Tiranë-Durrës, rrugën Durrës-Fier, Fier-Vlorë e me radhë.
Kjo ishte drejtimi i politikë ssonë, ata të cilërt duan të fshihen pas shpatullave të mia si minj, se burri nuk e bën atë kurrë, e pyës pse nuk e vura unë atë taksën? Kush më pengonte mua, ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora një orientim që për mesataren e mirëmbajtjes. Nuk vumë bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do ishte me tarifë dhe nuk u vendos.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berisha-sqaron-ja-pse-une-nuk-vendosa-taksen-ne-rrugen-e-kombit