Ora News - Rruga e Kombit, Kryemadhi: Vijë demarkacioni mes Shqipërisë dhe Kosovës

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rruga e Kombit do të kthehet në vijë demarkacioni mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Projekti i Rilindjes tha Kryemadhi është "Shqipëria në shitje", duke akuzuar qeverine se po shkatërron njerëzit dhe bizneset me taksa.

Kryemadhi: Kjo qeveri besdiset nga fatkeqësia e njerëzve sepse ajo mendon për ta vetëm një ditë, në ditën e votimit për t'iu blerë votën. Kjo qeveri nuk mendon si ti punësojë qytetarët, por si ti taksojë ata dhe ti gjobisë. Rruga e Kombit që pas shekujsh luftrash dhe konfliktesh lidhi vëllezërit e gjakut, rrezikon të kthehet në vijën e demarkacionit të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Për çfarë integrimi europian flasim kur veriu i Shqipërisë përveç varfërisë ekstreme tani duhet të paguajë taksën e izolimit. Për çfarë integrim ekonomike dhe tregtar dhe rajonal flasim kur populli më i varfër në Europë paguan taksën më të lartë në Europë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rruga-e-kombit-kryemadhi-vije-demarkacioni-mes-shqiperise-dhe-kosoves

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS