Dalin analizat, femijet pa fruth

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Asnjë nga tre fëmijët e transportuar të martën pasdite nga Fushë-Arrëzi nuk rezulton i prekur nga fruthi. Televizioni Klan ka mësuar se nga analizat e kryera nuk ka shenja të kësaj sëmundjeje për një vajzë 11-vjeçare dhe dy djemtë 16 dhe 17 vjeç.

Motra e tyre 13 vjeçe që humbi jetën ka pasur gjithashtu të njëjtat simptoma, por ende nuk kanë dalë rezultatet e autopsisë. Dy djemtë janë në gjendje të mirë, ndërsa e rëndë paraqitet situata për vajzën 11-vjeçare e prekur nga një bronkopneumoni. Këtë e konfirmon edhe shefja e Pavionit të Reanimacionit pranë Pediatrisë, Ermira Kola.

Dyshimet e para për 4 fëmijët e familjes Smajlaj ishin prekja nga fruthi, por kjo pistë tashmë është rrëzuar. Ata do të vazhdojnë trajtimin deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.
Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form