http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Abuzimet me tjetërsimin e pronave janë shtrire gjate gjithë bregdetit te jugut. Kjo deklarate e forte vjen nga kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. Ai thekson se është abuzuar pa kriter me ligjin 75O1.
?Degradoi dhe u kthye në një proces degradues pas vitit 2000 ligji për pronat, sepse u nda toka që ishte për t?u ndarë dhe mbeti toka që nuk ishte për t?u ndarë. Gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Zona e Velipojës, bregdeti i Lezhës, Gjiri i Lalzit, zona e Kavajës janë zona të pa hedhura në sistemin e Hipotekave. Një pjesë e madhe e vijës bregdetare po ashtu rezulton e paregjistruar. Janë bërë abuzime me ligjin 7501, zonat janë ndarë si toka bujqësore, kur ajo është tokë bregdetare. Në vitin 2008, qeveria bëri kontrolle për dhënien e ATMP, në kundërshtim me ligjin qeveria vazhdoi të japë ATMP edhe pas pezullimit.?
Lame theksoi se se shpejti do te nise kontrolli edhe ne bregdetin e Sarandës dhe Durrësit.
?Pa bërë ndarje, hajdutëria nuk ka parti, blu apo të kuq. Në Vlorë ka një tjetër veçanti. Vija bregdetare është e paregjistruar. Këtu ka ndodhur fenomeni i regjistrimeve të veçanta. Janë 450 regjistrime të veçanta dhe 450 gjyqe të veçanta. Së shpejti, do të nisin kontrollet në Sarandë dhe Durrës.?
Task Forca për pronat ka nisur kete te mërkure verifikimet në terren. Vetëm nje dite pas vizitës se dy ministrave Etilda Gjonaj dhe Fatmir Xhafaj dhe ambasadores se BE, Romana Vlahutin ne Vlore, inspektoret kane nisur nga puna. Qarku i Vlorës dyshohet se është me i prekuri nga abuzimet.