Mbrojtja e fëmijëve nga pornografia në internet, Alsam: MAS, ndryshime në kurrikula

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve UNICEF, do të nisë zbatimin e një programi 3-vjeçar në Shqipëri, për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual në internet.

Përfaqësuesi i UNICEF, në Shqipëri, Jawad Alsam, i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News thotë se theksi duhet vënë tek parandalimi.

Alsam: Ministria e Arsimit theksoi se do të bënte ndryshime në kurrikula në mënyrë që këta fëmijë të jenë të ndërgjegjësuar për këto sfida. Parandalimi është mënyra si duhet të punojmë dhe kjo do të ulë kostot për çdo qeveri.

Çdo ditë në të gjithë botën hyjnë për herë të parë në internet më shumë se 175 mijë fëmijë ose thënë ndryshe një fëmijë në çdo gjysmë sekonde.Po cila është gjendja në Shqipëri dhe a ka studime?

Alsam: Nga pikëpamja botërore nuk ka shumë prova dhe punë kërkimore, është një fushë e re që ka shpërtheu në 10 vjeçarin e fundit. Dimë që 1 nga 3 përdorues të internetit në të gjithë botën janë fëmijë. Ka 175 mijë fëmijë që futen në internet çdo ditë. Besojmë se dinamika të tilla ekzistojnë dhe në Shqipëri. Po ndërmarrim një punë kërkimore të thelluar për të kuptuar sesi fëmijët ndërveprojnë me njëri-tjetrin në internet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbrojtja-e-femijeve-nga-pornografia-ne-internet-alsam-mas-ndryshime-ne-kurrikula

Share This Video


Download

  
Report form