Rudina/ Jeta pertej ekranit e Artenisa Ozajt (27.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Fillimet e saj i pati në television ku u bë e njohur në prezantim dhe më pas e ftuar në panele të ndryshme.
Bëhet fjalë për Artenisa Ozajn e cila prej kohësh është tërhequr nga televizioni për t?iu përkushtuar familjes dhe sipërmarrjes.
Ozaj ishte sot e ftuar në studion ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu jetën përtej ekranit dhe historinë e dashurisë me bashkëshortin, Olsi.
?Ne kemi 12 vite bashkë, më pas kaluam në fejesë, bashkëjetesë dhe martesë. Unë Olsin e kam patur në lagje, ka qenë një nga parukierët më të famshëm dhe unë shkoja shumë shpesh për të bërë flokët aty. Asnjëherë nuk e mendoja që mund të isha krah tij por nganjëherë gjërat janë të shkruara. Ai kishte shumë kontakte me femra dhe mua më dukej sikur do t?i hyja një gjëje të keqe me këmbët e mia. Ai më dha gjithë sigurinë e mundshme dhe më bindi. Nuk ka patur një propozim në marrëdhënien tonë, erdhi normalisht dasma. Të dy vendosëm të bënim dasmën dhe të krijonim familjen tonë. Ne bëmë një dasmë në kishë dhe secili prej nesh bëri dasmë në shtëpinë e tij?, tha Ozaj.

Share This Video


Download

  
Report form