Report TV - Shkodra vijon të jetë nën ujë, ja zonat ku kërkohet ndërhyrje urgjente

Report TV 2018-05-12

Views 1

Situata nga përmbytjet në Shkodër ka filluar të përmirësohet. Mëngjesin e sotëm, janë raportuar mbi 3740 ha tokë nën ujë, ndryshe nga ditët e mëparshme ku sipërfaqja e tokës së përmbytur kalonte mbi 4 mijë ha. Megjithatë, situata vijon të jetë problematike dhe pasojat e përmbytjeve disa javore janë të mëdha.

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri ne oren 09.00 te datës 27 mars 2018, paraqitet si me poshtë: Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3740 Ha. Në detaje paraqitet si më poshtë:

Njësia Administrative Dajç: 1415 ha Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq-Darragjat është e bllokuar ndërsa rruga Belaj-Rrushkull kalohet me makina ushtrie.Problem paraqitet edhe Lagjia Mazija përsa i përket kalimit.Në disa shkolla në ambientet e brendshme të shkollës ka prezencë uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marre masat përkatëse. Kanë filluar të dëmtohen edhe disa segmente rrugore. Janë mbi 150 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, 1000 pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur furnizimin e banorëve me ujë të pishëm,pako ushqimore dhe 22.7 t bazë ushqimore për gjënë e gjallë për fshatin Mushan, 3.75 t në Belaj, 4.8 t Samrisht i Ri dhe 3 t Rrushkull. Bashkia Shkodër po punon për rivënien në punë të pompave të ujësjellësit në Dajç.

Share This Video


Download

  
Report form