Kush vjen per dreke/ Mamaqi i permendi emrin ne emision, flet Metani (27.03.2018)

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Ai u bë i njohur pas pjesëmarrjes së tij në spektaklin ?Ethet e së premtes? dhe vetëm pak kohë më parë u rikthye në qendër të vëmendjes. Ishte moderatori Ermal Mamaqi ai i cili me nota humori kujtoi skualifikimin nga gara të këngëtares Elvana Gjata ndërkohë që Metani vijoi garën.
Sot në kuzhinën e emisionit ?Kush vjen për drekë? ku Metani ishte i ftuar tha se e ka pritur si shumë miqësore deklaratëen e Mamaqit, madje e tregoi se ka qeshur shumë.
?Kur ne kemi këndyar tek ?Ethet? kemi qenë vetëm 3 djem dhe 7 vjaza. Në një kompeticion nuk është vetëm zëri që të mban, janë një mori gjërash. Problemi i vetëm që ka patur atë kohë Elvana ka qenë diksioni, ha fjalët. Përveç kësaj publiku e donte dhe ne kemi qenë dy personat që kemi patur më shumë vota pavarësisht se çfarë thuhej. Elvana ka qenë e 8-ta në 10-tëshe dhe unë kam ikur pas Elvanës. Me Elvanën jam takuar para dy vitesh në aeroport. Unë jam më shumë tek pjesa e biznesit dhe jo e muzikës. Ermalit ja pranojmë komentet. Unë kisha dalë atë natë dhe vetëm kur shoh një mori kërkesash në ?Instagram? dhe në një moment më mer koordinatorja e programit dhe mendova se mos ka ndonjë gjë serioze. Por deklarata e tij ishte shumë miqësore. Unë i kam regjistruar videot dhe kam qesh me lot? tha Metani.

Share This Video


Download

  
Report form