Ora News - Nis aksioni opozitar: Nuk ndalemi deri në largimin e Edi Ramës

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita nis aksionin e përbashkët kundër qeverisjes së Edi Ramës të cilën kryetarja e LSI-se e quajti "gjeneratori që mban me energji krimin e organizuar dhe trafikun e drogës"

Pas protestës së 27 janarit, aksioni opozitar i nisur nga sot do të ketë të bëjë me koordinimin e të gjitha veprimeve opozitare deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Monika Kryemadhi: "Nga kjo ditë e sotme ashtu siç jemi akorduar me zotin Basha kjo opozitë e bashkuar do të ketë mbledhjet e saj periodike sa i takon aksionit opozitar në parlament, jo vetëm në komisione dhe në përgatitjen e ligjeve por në kthimin e një institucioni politik i cili nuk ka më ndalim deri në largimin përfundimtar të EdI Ramës i cili nuk është gjë tjetër veçse gjeneratori që mban me energji krimin e organizuar dhe trafikun e drogës"

Nga ana e tij kreu i PD-se Lulzim Basha i bëri thirrje të gjithëve të bashkohen për të mos lënë fatin e vendit "në dorë të 10 krimineleve dhe oligarkeve"

Lulzim Basha: Rama nuk do integrimin e Shqipërisë. Në vend që të luftojë krimin dhe të vërë para drejtësisë nga habibalt tek balilajt edi rama përpiqet ti shpëtojë ata. Vazhdon të ushtrohet presion për të ndaluar sabotuar hetimet ndaj Saimir Tahirit.

Vazhdon presion i jashtëzakonshmë për të mos nisur hetimet ndaj Dakos, Sejdinit. I gjithë pushteti është në dorë të Edi Ramës. Rama kontrollon parlamentin, qeverinë, segmente kryesorë të gjyqësorit, median

Detyra kryesore e opozitës parlamentare është jo vetëm të denoncojë aferat korruptive por ti tregojmë shumicës dërrmuese rrugës si 3 mln shqiptarë nuk do të mbeten peng i 10 qeveritarëve të korruptuar . Nuk ka integrim pa vënë para drejtësisë kryebashkiakët dhe ministrat e korruptuar. Rama nuk mund të fshihet prapa Alket Hysenit. Hyseni duhet të hetohet për tjetërsimin e mijërave metrave katrorë në bregdet

Kryemadhi dha se aksioni opozitar është institucionalizuar dhe nuk ka kthim pas.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-lsi-sot-mbledhje-te-perbashket-te-grupeve-parlamentare

Share This Video


Download

  
Report form