Kompanite e huaja transferuan jashte 291 milione euro fitime

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Viti 2017-ë ka sjellë fitime të shumta për kompanitë e huaja në Shqipëri, por pjesa më e mirë e tyre është transferuar te mëmat jashtë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vitin që shkoi kanë qenë 291 milionë euro të ardhura nga firmat me kapital të huaj në vendin tonë, të cilat janë investuar jashtë dhe jo në Shqipëri.

Një pjesë e parave janë derdhur për pagesat e huave që shoqëritë kanë mes njëra ? tjetrës e një pjesë tjetër është thjesht transferim fitimi.

Vlera prej 291 milion eurosh është më e larta që prje 2009-s, ku kompanitë e huaja dërguan jashtë kufijve 402 milion euro, ndërsa krahasuar me vitin 2016, rritja është në nivelin 35%.

Transferimi i fitimit është një operacion monetar që shumë ndërmarrje të cilat punojnë në vende të ndryshme e kthejnë të kompanitë mëma, pa e investuar te ekonomitë ku e gjenerojnë këtë fitim.

Share This Video


Download

  
Report form