Shperthim tritoli ne nje lokal

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Rreth orës 22:05 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal në lagjen "Partizani" në qytetin e Burrelit.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se: Në lagjen 'Partizani', Burrel, në lokalin 'Bar-Kafe', të marrë me qira nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer.

Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.

Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli.Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form