Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kushdo që do të qarkullojë në "Rrugën e Kombit" pas 15 prillit do të duhet të paguajë një taksë. Testimi teknik për aplikimin e taksës nisi mesditën e kësaj të diele dhe do të zgjasë për afro dy javë.
Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga 2 për çdo hak lëvizje. Po këtë të dielë, ministria e Energjisë dhë Infrastrukturës risolli në vëmendje tarifat dhe qëllimin e taksimit që sipas saj konsiston në mirëmbajtjen e autostradës.
Koncesionari të cilit shqiptarët do ti paguajnë taksën do të përmirësojë, operojë dhe mirëmbajë autostradën sipas një pakete të paracaktuar të standardeve të performancës për një periudhë 30 vjecare.
Drejtuesit do të taksohen në varësi të klasës së automjetit.
Kështu për motor klasa e parë taksa do të jetë 2.5 euro, veturat 5 euro, ndërsa taksa duket se do të rëndojë më shumë xhepat e drejtuesve të autobuseve dhe kamioneve.
Për taksën e Rrugës së Kombit nuk kanë munguar edhe reagimet nga politika. Ish-kryeministri Sali Berisha përmes rrjeteve sociale e ka cilësuar turp të qeverisë taksën. Ndërsa kryetari i LSI, Petrit Vasili i ka dërguar një thirrje të qartë qytetarëve që ta refuzojnë taksën.
Taksa është kundërshtuar në vijim nga banorët e zonës së Kukësit, të cilët të organizuar nga shoqata "Biznesi për Biznesin? dhe të përkrahura nga drejtues të pushtetit lokal kanë zhvilluar dhe protesta.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nga-sot-5-euro-te-kaluar-tunelin-e-kalimashit